Bota

Zyrtarja e BE akuzon rëndë  Vuçiç: Ke fshehur rastet me Covid-19 për  shkak të zgjedhjeve

8 Korrik 2020, 17:21 Nga DOSJA
Zyrtarja e BE akuzon rëndë  Vuçiç: Ke fshehur

SERBI–  Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon,ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale ka aukuazur presidentin serb Aleksandër Vuçiç për fshehjen e shifrave të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19.

Ajo thotë  se Vuçiç ka gënjyer për rastet me koronavirus me qëllim të përfitonte para zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan javë më parë.

“Duket se Vuçiç gënjeu rreth numrave të COVID-19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti”,  ka thënë eurodeputetja në një postim në Twitter.

It seems Vučić lied about #COVID19 numbers to have calm “elections” campaign. He can’t shy away from reality of rising cases & ppl know power has been more important for him than health. Huge peaceful protests yesterday & he’s brutally attacking protesters & bystanders #Serbia https://t.co/0ZBd14u442

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) July 8, 2020


Von Cramon gjithashtu ka folur edhe dhe protestat në Beograd të cilat po zhvillohen së fundmi kundër masave të reja kufizuese ku ka thënë se protestat duhet të jenë paqësore.

“Protesta të mëdha ditën e djeshme dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”– tha ajo.

Një natë më parë në Beograd nisën protestat masive kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.  Qytetarët kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.

Protestat kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta kanë mbetur të plagosu  43 policë  dhe 17 civilë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic viola von cramon aleksander vucic viola von cramon

Sondazh

Poll