Bota

Stuhia e fuqishme e breshërit ndërpret udhëtimin drejt New York-ut, goditet pjesa e përpamre e avionit, bëhet ulje urgjent

8 Korrik 2020, 17:42 Nga DOSJA
Stuhia e fuqishme e breshërit ndërpret udhëtimin drejt New

FLORIDA– Një fluturim i planifikuar nga West Palm Beach, Florida në aeroportin LaGuardia të Neë York-ut u anulua dhe avioni u detyrua të bënte një ulje urgjente në aeroportin ndërkombëtar JFK  për shkak të një stuhie të fuqishme të breshërit.

Avioni u gjend në mes të një stuhie breshëri drejt fazës përfundimtare të fluturimit. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se  gurë breshëri të mëdhenj  ranë mbi  pjesën e përparme.

Fatmirësisht, pavarësisht nga dëmtimet e raportuara, nuk pati asnjë pasojë për pasagjerët në bord dhe për ekuipazhin. Sidoqoftë, nuk ishte një udhëtim i qetë për shkak të trazirave.

Bubullima pati në Neë Jersey dhe Neë York afër aeroporteve deri në mbrëmjen e së hënës . Në veçanti, “topat” e breshrit deri në 5 centimetra në diametër kanë rënë në Bergen County, Neë Jersey.

Burimi; .inmeteo.net

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota avioni avioni

Sondazh

Poll