Bota

Covid-19 ‘paralizon’ ekonominë britanike, Sunak paraqet planin e rimëkëmbjes: Do të ulet TVSH dhe do të jepet fondi pre

8 Korrik 2020, 18:16 Nga DOSJA
Covid-19 ‘paralizon’ ekonominë britanike, Sunak paraqet planin

BRITANI- Kancelari britanik  Rishi Sunak ka paraqitur ditën e sotme një plan për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së vendit e cila ëstë goditur nga pandemia e Covid-19.

Ai thotë se pjesë e planit është ulja e TVSh dhe fondi prej 30 miliardë paundësh për të parandaluar papunësinë masive që ka kapluar vendit.  Qeveria gjithashtu do t’i paguajë firmave një bonus prej £ 1,000 për çdo anëtar të stafit të cil nuk kanë punuar për tre muaj.

Kancelari paralajmëroi se vendi ndodhet në vështërsi po megjithatë premtoi se askush nuk do të mbetet “pa shpresë”.

Ai u tha deputetëve se do të ulë TVSH-në në ushqim, akomodim dhe tërheqje nga 20% në 5%  duke filluar që nga e mërkuar e javës tjetër.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  rishi sunak koronavirusi en britani  rishi sunak koronavirusi en britani

Sondazh

Poll