Në krye të BE-së, Merkeli deklaratë të fortë: Një pandemi s’duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar pari
8 Korrik 2020, 16:13Nga DOSJA
GJERMANI- Liria e fjalës, barazia dhe diversiteti fetar janë thelbësore. Theksimi i këtyre është fokusi i Presidencës gjermane të Këshillit të BE, tha kancelarja Angela Merkel në Parlamentin Evropian në Bruksel.
“Të drejtat themelore janë gjëja e parë që më preokupon më shumë në Presidencën e Këshillit”, tha politikania gjermane. Ato janë themeli mbi të cilin mbështetet Evropa. Në pandeminë e Corona-s, këto të drejta themelore ishin pjesërisht të kufizuara. Ky ishte një çmim shumë i lartë. Vendimi për ta bërë këtë kishte qenë pafundësisht i vështirë për të
“Unë kam besim te Evropa”
Angela Merkel theksoi më tej: “Një pandemi nuk duhet të jetë kurrë një justifikim për të minuar parimet demokratike.” Kancelarja shtoi me patos: “Unë kam besim te Evropa. Unë jam e bindur për Evropën – jo vetëm si një trashëgimi e së kaluarës, por si një shpresë dhe vizion për të ardhmen”.
Ky udhëtim në Bruksel, për të paraqitur objektivat e saj në Parlamentin Evropian gjatë presidencës, ishte udhëtimi i parë i Merkelit jashtë Gjermanisë që nga fillimi i pandemisë së Coronas. Fillimisht, ajo u prit nga David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian.
A do të ketë marrëveshje në mes të korrikut?
Gjermania mori në 1 korrik për gjashtë muaj kryesimin e 27 vendeve të BE . Krerët e shteteve dhe qeveritë e BE duan të përpiqen në Bruksel më 17 korrik të arrijnë një marrëveshje për paketën financiare afro 1.7 bilionë eurosh, e cila përfshin periudhën deri në vitin 2027. Në të duhet të përfshihet fondi i rindërtimit për të kapërcyer krizën ekonomike që vjen nga pandemia e Corona-s.
ITALI- Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka nj0ftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 15 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i t...
SERBI- E quajnë ‘Wuhani i ri i Europës’. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 në Sanxhak ...
GJERMANI-Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.Gjatë prezantimit t...
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë sëfundmi ka publikuar prova të reja mbi përhapjen e Covid-19 përmes ajrit.Përhapja e virusit përmes ajrit nuk ...
MAQEDONI E VERIUT- Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 8 persona kanë humbur jetën dhe 162 raste të reja janë konfirmuar me koronav...
BRAZIL– Sa herë dëgjohen raste të ndryshme nëpër botë, kur një nënë vret fëmijët e saj, janë lajme që nuk arrihen të besohen dot nga njerëz që edhe vet janë p...
MAQEDONI E VERIUT-Një përmbytje e përgjimeve të publikuara në YouTube nga burime anonime ka nxitur fushatën zgjedhore të Maqedonisë së Veriut, duke zbuluar bise...
BRUKSEL– Kanë kaluar mbi 6 muaj që kur Covid-19 është përhapur në mbarë botën dhe ende nuk është gjetur një vaksinë kundër Covid-19, e ndërkohë izolimi ...