Politike

Basha e akuzon se ka lënë fermerët në baltë, Rama i përgjigjet me subvencionet: Do të përfitojnë 95% e aplikantëve, 40

8 Korrik 2020, 13:15 Nga DOSJA
Basha e akuzon se ka lënë fermerët në baltë, Rama i

TIRANË- Ndërkohë që Basha po zhvillon takime me fermerët në çdo cep të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë se i ka lënë në baltë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndihmën për këtë kategori. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama bën me dije, se qeveria do të përdorë 400 milion lekë shtesë nga buxheti, për të subvencionuar fermerët. Shefi i qeverisë thekson, se nga fondet e Skemës Kombëtare, do të përfitojnë 95% e fermerëve që kanë aplikuar në e-Albania.

Njëkohësisht, Rama ka thënë se vaksinimi i bagëtive për sëmundjen e brucelozës do të bëhet falas nga Shërbimi Veterinar, ku do të punësohen 400 veterinerë

Postimi i plotë

LAJME TË MIRA PËR FERMERËT ?
✅ + 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.
✅ 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.
✅ Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.
✅ 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore?

Ky lajm për fermerët, vjen në një kohë kur kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon takime intensive me këtë kategori, në të gjithë vendin. Nga jugu në veri Basha ka dëgjuar hallet e fermerëve për tokën, qiratë, naftën dhe farat. Nga ana tjetër, kryeministri është përgjigjur me panoramën e fermerëve të lumtur që marrin subvencione.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha subvencionet per fermeret edi rama lulzim basha subvencionet per fermeret

Sondazh

Poll