Politike

Rama nxjerr foto nga punimet për aksin Qukës-Qafë Plloçë dhe “thumbon” opozitën: Projekt i lënë rrugëve në letra b

8 Korrik 2020, 13:15 Nga DOSJA
Rama nxjerr foto nga punimet për aksin Qukës-Qafë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka postuar në profilin e tij në Facebook, disa foto nga punimet në aksin e rrugës, Qukës-Qafë-Plloçë. Në postimin në Facebook, Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe opozitën, duke shkruar, se kjo është një rrugë e lënë në letra bakalli. Shefi i qeverisë ka njoftuar se punimet kanë përfunduar në tunelet 1, 2 si dhe në daljen e emergjencës.

Kantieri Qukës-Qafë Plloçë, në një tjetër rrugë të lënë rrugëve, ku tanimë kanë përfunduar punimet në tunelet 1, 2 si dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës. Pas një odiseje të gjatë ribërjeje nga e para të projektit të lënë rrugëve në letra bakalli dhe ribërjeje të marrëveshjeve financiare, vazhdojnë intensivisht punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushjen e trasesë” shkruan Rama.

Ky reagim i Ramës vjen pak ditë pas çeljes së garës për aksin Milot-Fier, i cili do të kushtojë rreth 1.2 miliardë euro. Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur një “projekt imagjinar” të një qeverie në ikje.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama qukes-qafe plloce edi rama qukes-qafe plloce

Sondazh

Poll