Politike

COVID-19/ PD akuza qeverisë, Spahia: Ogerta, vetëm 5 tamponë ke gjendje për Shkodrën? (DENONCIMI)

8 Korrik 2020, 12:23 Nga DOSJA
COVID-19/ PD akuza qeverisë, Spahia: Ogerta, vetëm 5 tamponë ke

SHKODËR- Partia Demokratike akuzon ministrinë e Shëndetësisë se nuk ka marrë masat për të patur sa më shumë testime për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Bardh Spahia, në një deklaratë për mediat thotë se, infermierja e Patologjisë ka simptoma por nuk i është bërë tamponi pasi sipas tij, vetëm 5 testime në ditë bëhen në Shkodër.

DENONCIMI I PLOTË: 

Rasti i infermieres së patologjisë në spitalin rajonal të Shkodrës, po zbulon gënjeshtrën e madhe të Ogertës, e cila thotë se ka mjaftueshëm teste në dispozicion për rastet e dyshuara me Covid-19. Nëse keni siguruar furnizime testesh, atëherë si ka mundësi që cdo ditë ka denoncime nga personeli shëndetësor se nuk u bëhen tamponë kur i kërkojnë? Si ka mundësi p.sh. që infermieres së patologjisë së Shkodrës, që vijon të ketë simptoma, i thuhet se nuk do i bëhet dot tampon, pasi Shkodra e ka racionin vetëm 5 të tillë????

Si ka mundësi që puna vijon normalisht për kolegët e saj e askush nuk merr mundimin t’i testojë, ndërsa cdo ditë presin e përcjellin pacientë?

A e kuptoni zonja ministre se po e rrisni vetë zinxhirin e infeksionit në këtë mënyrë?

Nëse keni teste sic thoni, pse nuk rrisni numrin e testimeve, kur ka situata të tilla cdo ditë në spitale e qendra shëndetësore? Vërtetë mendoni se mund të fshihet me heshtje kjo situatë që agravohet cdo ditë? Si mund të mos veproni, kur virusi po bëhet zot pikërisht në vijën e parë të kësaj sfide????

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shkoder ogerta manastirliu bardh spahia koronavirusi ne shkoder ogerta manastirliu

Sondazh

Poll