Bota

21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

8 Korrik 2020, 10:23 Nga DOSJA
21 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyçi

TIRANË– Tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, të cilët ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë u vranë 21 vjet më parë.

Në korrikun e 1999 vëllezërit u arrestuan në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, por në vitin 2001, trupat e tre vëllezërve u gjenden në një varr masiv në fshatin Petrovo Selo në lindje të Beogradit.

Sot teksa kanë kaluar 21 vjet nga vdekja e tyre akoma nuk është zbardhur ky krim makabër, gjithashtu nuk janë zbardhur as krimet e luftës edhe pas ndërhyrjes së qeverisë amerikane dhe premtimeve nga udhëheqja e Beogradit.

Prej vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu  Goran Radosavleviç, i njohur si Guri, është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në partinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa në dhjetor të 2018 Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-gjeneralit të policisë serbe për të cilin siç thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë, në vitin 1999.

Në tetor të vitit 2019 Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi një rezolutë, me të cilën i kërkohet Serbisë që të vendosë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, ndërsa bën thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vrasja e vellezerve bytyçi vrasja e vellezerve bytyçi

Sondazh

Poll