Bota

Grenell jep shpresë: Në takimin e 10 korrikut duhet të përfundojë çështja e liberalizimit për kosovarët

8 Korrik 2020, 08:06 Nga DOSJA
Grenell jep shpresë: Në takimin e 10 korrikut duhet të

KOSOVË– I dërguari i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka folur sërish për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Përmes një postimi në rrjetin socia, Tëitter Grenell ka shkruar se është i kënaqur të shohë se evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim.”- ka shkruar Grenell.

Ndër  të tjera ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjate.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell

Sondazh

Poll