DASH nuk lëshon viza, studentët e huaj të largohen nga SHBA
8 Korrik 2020, 07:59Nga DOSJA
SHBA-Mijëra studentë të huaj që vazhdojnë shkollën e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largohen nga vendi nëse mësimet do të zhvillohen online. Departamenti i Shtetit thotë se nuk do të lëshojë viza për studentët që janë pranuar në shkolla, të cilat operojnë plotësisht në internet.
Si masë për të frenuar përhapjen e Covid-19, Harvard do t’i mbajë të gjitha lëndët online në vjeshtë. Edhe universitete të tjera po ndjekin këtë metodë, e cila krijon një sfidë mjaft të madhe, kryesisht për ata që vijnë nga jashtë SHBA-së.
Agjencia për Emigracionin njoftoi se studentët që posedojnë viza të caktuara mund të mos lejohen të hyjnë në territorin Amerikan.
Përpara pandemisë, nuk u garantohej hyrja në SHBA atyre që merrnin mësime vetëm online. Ndërkohë, një sfidë tjetër është dhe kthimi i studentëve në vendet e origjinës, pasi shumë prej tyre vijnë nga shtete që ndalojnë udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara.
SERBI– Demonstratat para Parlamentit serb në Beograd zgjatën pothuajse për orë me rradhë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ajo çffarë ka mbetur sot është teje e...
KROACI-Rreth 10 % ka fituar “Lëvizja për atdheun”, një parti radikale e drejtuar nga Mirosllav Shkoro, një parti e cila ka zgjuar më së shumti vëmen...
BEOGRAD-Protestat e dhunshme që nisën prej mbrëmjes së të martës në Beograd kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta...
Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdo...
Si pjesë e një raporti të ri mbi vrasjet me dron, një hetuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e ...
Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë s...
KOSOVË- Rëndohet sërish bilanci i COVID-19 në Kosovë. Ditën e djeshme janë konfirmuar 183 raste të reja, nga të cilat 73 janë në komunën e Prishtinës. Ndër...
Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Egjiptit dhe Jordanisë shpallën se nuk do ta njohin aneksimin e planifikuar nga Izraeli të zonave të Bregut Perëndim...
SERBI– Mijëra qytetarë kanë zbarkuar në sheshin e Beogradit pasi nuk pranojnë të izolohen sërish, ashtu siç kërcënoi vetë Presidenti i vendit, Aleksandar...