Mbi 546 mijë viktima nga Covid-19 në botë/ SHBA nis zyrtarisht tërheqjen nga OBSH, shtohen rastet e reja në shumë shtete
8 Korrik 2020, 08:20Nga DOSJA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,097,417 të infektuar dhe janë shënuar 133,977 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 32,014. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 895 viktima. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 66,868 viktima dhe mbi 1.6 milionë të infektuar.
Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 83,572 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja.
Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,899 mijë viktima dhe në Francë 29,933, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,392 qytetarë.
Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.
Sot Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë së Kombeve të Bashkuara lidhur me trajtimin e koronavirusit.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ditën e sotme ka raportuar një rritje rekord të numrit të të infektuarve me Covid-19 brenda një dite, derisa Amerika Veriore dhe ajo Jugore kanë qenë në krye të listës. Ndërsa më herët OBSH ka bërë thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente. Ndërkohë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë deklaratën e fortë drejtuar shteteve, që të bëhen gati për një rikthim të koronavirusit.
BE-Krahu Ekzekutiv i Bashkimit Europian ka paralajmëruar se ekonomia e unionit do të tkurret edhe më shumë sesa ishte parashikuar për shkak të mbylljes së bizne...
KOSOVË– I dërguari i Presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell ka folur sërish për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi si dhe për rëndësinë e libera...
SHBA-Mijëra studentë të huaj që vazhdojnë shkollën e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të largohen nga vendi nëse mësimet do të zhvillohen online. D...
SERBI– Demonstratat para Parlamentit serb në Beograd zgjatën pothuajse për orë me rradhë mbrëmjen e djeshme, ndërsa ajo çffarë ka mbetur sot është teje e...
KROACI-Rreth 10 % ka fituar “Lëvizja për atdheun”, një parti radikale e drejtuar nga Mirosllav Shkoro, një parti e cila ka zgjuar më së shumti vëmen...
BEOGRAD-Protestat e dhunshme që nisën prej mbrëmjes së të martës në Beograd kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta...
Kina është duke vënë në shënjestër qindra disidentë kinezë në Shtetet e Bashkuara përmes shfrytëzimit të një përpjekjeje globale kundër korrupsionit, duke përdo...
Si pjesë e një raporti të ri mbi vrasjet me dron, një hetuese e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se sulmi me dron nga Shtetet e ...
Presidenti Donald Trump ka filluar zyrtarisht tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke zbatuar kërcënimet ndaj agjencisë s...