Bota

Çmimet marramendëse në tregun e zi në Indi, të dy ilaçeve që përdoren për trajtimin e pacientëve me koronavirus

8 Korrik 2020, 09:53 Nga DOSJA
Çmimet marramendëse në tregun e zi në Indi, të dy

INDI– Në një kohë që e gjithë bota mbarë po përballet me një situatë të vështirë të Covid-19, ende nuk është prodhuar një vaksinë për shërimin e virusit.

Ndërkohë  mediat e huaja kanë shkruar se 2  ilaçe që po konsiderohen si më të mundshmet për kurimin e pacientët me Covid-19, Remdesivir dhe Tocilizumab, po jepen me sasi të limituar por ato po shiten në norma të larta në treg të zi.

Ky lajm vjen nga një hulumtim i kryer në Indi, ku BBC ka  intervistuar dëshmitarë të shumtë të cilët për një shumë të caktuar të mjeteve, ua siguronin atë për pacientët të cilët kishin nevojë.

Duke qenë se njëri prej pacientëve në Delhi ishte në gjendje të përkeqësuar shëndetësore si pasojë e Covid-19, atij iu përshkrua remdisivir, por që ky ilaç nuk ishte në dispozicion askund. Abhinav Sharma thotë se xhaxhai i tij kishte ethe, temperaturë shumë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Pas dhjetëra thirrjeve, kam paguar shtatëfishin e çmimit, për të marrë ilaçin. Unë kam qenë i gatshëm të paguaj çdo çmim me të vërtetë, por ndjej dhembje për njerëzit që nuk mund ta përballojnë atë.”-  tha ai.

Gjithashtu thuhet se nuk është kjo e vetmja familje që u përballën me tregun e zi meqë ilaçet për të cilat kishin nevojë nuk gjendeshin në farmacitë lokale.

”Disa thonë se janë detyruar të paguajnë çmime të tepruara për ilaçin, shumë prej atyre që përfundojnë në një treg ilaçesh në Delhi i vjetër.”- është shprehur një banor indian.

Çmimi zyrtar për çdo shishe është 5.400 rupi (0.064 Euro), dhe një pacient zakonisht ka nevojë për pesë deri në gjashtë doza. Një burrë tjetër citoi 38,000 rupi (449.41 Euro) për shishe. Kërkesa për remdesivir është rritur ndjeshëm për shkak se ky medikament ka arritur të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave Covid-19  nga 15 ditë në 11 në provën klinike në spitalet në të gjithë botën.

BBC ka kontaktuar me  njerëzit që punojnë në treg, të cilët thanë se mund ta siguronin ilaçin, por për çmimin e duhur. “Unë mund t’ju marr tre shishe – por secila do të kushtojë 30,000 rupi (354.79 Euro), dhe ju duhet të vini menjëherë.”- ka thënë një burrë, i cili pretendoi se punonte në biznesin e ilaçeve.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi koronavirusi ne bote remdesivir tocilizumab indi koronavirusi ne bote remdesivir tocilizumab

Sondazh

Poll