Bota

Vrau mikun dhe palgosi kushërirën me djalin e saj/ Detaje të reja rreth vrasjes në Gjakovë

8 Korrik 2020, 08:42 Nga DOSJA
Vrau mikun dhe palgosi kushërirën me djalin e saj/ Detaje të reja

KOSOVË– Ditën e sotme policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth vrasjes që ka ndodhur ditën e martë në Gjakovë.

Në njoftimin e policisë është bërë me dije se një shtetas shqiptar ka goditur dje me thikë bashkëshortin e kushërirës, këtë të fundit dhe djalin e saj. Si pasojë e plagëve të marra burri ka vdekur ndërsa  kushërira dhe djali i saj  kanë mbetur të plagosur, ndërsa shtetasi nga Shqipëria i dyshuar për krimin është vënë nën pragna.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndër të tjera policia ka bërë me dije se trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjakove vrasja ne gjakove gjakove vrasja ne gjakove

Sondazh

Poll