Bota

“Situata e Covid-19 po përmirësohet”, Epidemiologu i njohur kundër vendimit të Vuçiç: Jam i trishtuar për atë që nd

8 Korrik 2020, 09:29 Nga DOSJA
“Situata e Covid-19 po përmirësohet”, Epidemiologu i

SERBI– Epidemiologu serb, Predrag Kon ka reaguar mbi situatën e tensionuar që është krijuar në  Serbi mbrëmjen e djshme si shkak i vendimit të Presidentit Vuçiç për izolimin e vendit pas rasteve  të reja me Covid-19.

Sipas epidemiologut situata e pandemisë në Serbi po përmirësohet, ndërkohë Vuçiç mendon ende për shtetrrethim. Kon thotë se rastet e reja me koronavirus në vend po  ulen, e siç duket ai nuk është dakord për vendimet që po merr Vuçiç.

“Ende po mendon për shtetrrethim. Kam parë që situata po përmirësohet në Beograd, në tre ditët e fundit kemi rreth 300 deri në 450 të cilët janë testuar me virus të dyshuar, para kësaj kemi pasur një mesatare prej rreth 600, madje edhe më shumë brenda një dite. Situata në Beograd po përmirësohet, por jam i trishtuar për atë që ndodhi mbrëmë.”- tha epidemiologu Predrag Kon këtë të mërkurë.

Një natë më parë në Beograd nisën protestat masive kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.  Qytetarët kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic predrag kon protestat ne beograd aleksander vucic predrag kon protestat ne beograd

Sondazh

Poll