Bota

Komisionieri i BE jep lajmin e keq: Koronavirusi do të thellojë rënien ekonomike, rimëkëmbja është plot pasiguri

8 Korrik 2020, 08:12 Nga DOSJA
Komisionieri i BE jep lajmin e keq: Koronavirusi do të thellojë

BE-Krahu Ekzekutiv i Bashkimit Europian ka paralajmëruar se ekonomia e unionit do të tkurret edhe më shumë sesa ishte parashikuar për shkak të mbylljes së bizneseve si pasojë e koronavirusit. Sipas parashikimeve të fundit të Komisionit Europian, pritet që ekonomia e 27 vendeve të BE të tkurret me 8.3 % këtë vit, për t’u ringritur me 5.21% vitin e ardhshëm.

“Rruga drejt ringritjes është ende e mbushur me pasiguri dhe lidhjet me pasiguritë që kanë lindur për shkak të virusit”, u shpreh Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentilioni.

Sipas Gentilionit, sfida më e madhe e BE në muajt në vazhdim, do të jetë gjetja e balancës mes rihapjes së ekonomisë dhe sigurisë së shëndetit të njerëzve.

Më tej ai shtoi, se qytetarët e unionit duhet të jetojnë me rrezikun e shpërthime lokale të epidemisë, të cilat mund të sjellin sërish mbylljen, çka do të shkaktonte ngadalësimin e rimëkëmbjes ekonomike. Përsa i përket vendeve europiane, Franca, Italia dhe Spanja pritet të kenë një tkurrje ekonomike me mbi 10% këtë vit, për t’u ngritur pjesërisht në vitin e ardhshëm. Gjithashtu edhe ekonomia gjermane, më e madhja e Europës, do të pësojë tkurrje prej 6.3%, për t’u pasuar nga rritje në kuotat 5.3% për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë sipas të dhënave të fundit të Qendrës Europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, në continent janë shënuar mbi 178 mijë viktima nga COVID-19.

Marrë nga Boston25news

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota komisioneri i ekonomise paolo gentilioni komisioneri i ekonomise paolo gentilioni

Sondazh

Poll