Bota

Protestat kundër vendimit të Vuçiç për izolim/ Qytetarët e Beogradit sulmojnë Parlamentin serb, plagosen 43 policë dhe 1

8 Korrik 2020, 07:28 Nga DOSJA

BEOGRAD-Protestat e dhunshme që nisën prej mbrëmjes së të martës në Beograd kanë krijuar dëme të mëdha, ku sipas mediave serbe mësohet se nga përplasjet e forta kanë mbetur të plagosu  43 policë  dhe 17 civilë.

Ndërkohë raportohet se janë arrestuar të paktën  23 persona nga sulmet e ashpra në të cilat protestuesit janë përfshirë dje. Gjithashtu ato kanë paralajmëruar se protesta do të ketë edhe ditën e sotme.

Protestat masive u mbajtën para Parlamentit serb në Beograd ku e sulmuan atë më pas u futen edhe brenda tij, nga ku nisën përplasjet e forta me efektivët e policisë.

E nga fotot e publikuara nga mediat vendase është parë që protestuesit kanë djegu katër makina, njëra prej  të cilave është furgon policie.

Drejtori i policisë Vladimir Rebić tha për RTS  Policia reagoi me përmbajtje ekstreme gjatë protestave të natës së kaluar, dhe se ata përdorën elementë  kimikë rreth orës 23:00, ku u plagosën të paktën 43 policë.

Një natë më parë në Beograd nisën protestat masive kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.  Qytetarët kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.

Burimi: Blic.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic beograd proteste ne beograd serbi aleksander vucic beograd proteste ne beograd serbi

Sondazh

Poll