Sport

Duka: Barcelona kërkoi ndryshimin e rregullave për Champions-in, Hysajn e dua te Napoli

8 Korrik 2020, 07:29 Nga DOSJA
Duka: Barcelona kërkoi ndryshimin e rregullave për Champions-in,

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka deklaruar se ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale.

Në një prononcim për Radio “Kiss Kiss Napoli”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s tha se Barcelona kërkon të luajë në fushën e vet, ndërsa konfirmon se nuk ka ndryshime sa i përket kalendarit për fazën finale të këtij kompeticioni.

“Mund t’ju konfirmoj, se për momentin, ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të Champions League nuk do të luhen në fushën neutrale. Barcelona kërkon të luajë në fushën e saj dhe me aq informacion sa kam po bën përpjekje për të pasur tifozë të pranishëm në stadium. Por gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës epidemiologjike”.

Lidhur me fazën e “Final Eight” të Champions, Presidenti Duka ka konfirmuar: “Ndeshjet e fazës finale do të luhen në Lisbonë, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim të imponuar nga pandemia Covid-19”.

Në fund, edhe një koment për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj. “Nëse do të qëndrojë te Napoli do të isha shumë i lumtur. Do të isha i lumtur edhe për Kombëtaren tonë, sepse vazhdimi i karrierës te Napoli do të kishte vetëm anë pozitive për Hysajn”, – tha ndër të tjera Presidenti Duka.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf intervista duka fshf intervista

Sondazh

Poll