Sport

Pësoi hemoragji cerebrale në tru, ish-futbollisti i Juventusit ndërron jetë, Buffon dhe Chiellini shprehin ngushëllimet e t

7 Korrik 2020, 20:10 Nga DOSJA
Pësoi hemoragji cerebrale në tru, ish-futbollisti i Juventusit

ITALI-Bota e futbollit sidomos ajo në Itali është në zi. Giuseppe Rizza, futbollist i dalë nga akademia e Juventusit ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare,pas një hemoragjie cerebrale në tru. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.

Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Nuk mungojnë as 2 juventinët Chiellini dhe Buffon. Rizza ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Marchisio dhe Giovinco. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport buffon chiellini juventus rizza buffon chiellini juventus rizza

Sondazh

Poll