Sport

Çfarë përmbysje! Milan tregon forcë karakteri, mund Juventusin dhe mban gjallë kampionatin

7 Korrik 2020, 21:55 Nga DOSJA
Çfarë përmbysje! Milan tregon forcë karakteri, mund

ITALI– Milani ka fituar me një përmbysje të çmendur ndaj Juventusit duke ia dalë në shifrat 4-2. Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Rabiot dhe Ronaldon, që menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë realizuan golat. Kështu u krijua përshtypja se bardhezinjtë do të fitonin një tjetër ndeshje ndaj Milanit, por kuqezinjtë bënë një përmbysje të çmendur.

Nga minuta e 62 në 67, për vetëm 5 minuta, Milani do të shënonte tre gola. Zlatan Ibrahimoviç realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i hapur rrugën Kesie dhe Leaos. Ante Rebic gjeti edhe golin e katërt për Milanin në minutën e 80, ndërsa në këtë mënyrë mbahet ende “gjallë” kampionati i Serisë A sa i përket titullit, pasi në rastin e fitores së Juventusit do të mbyllej gjithçka.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic juventus milan rebic ronaldo ibrahimovic juventus milan rebic ronaldo

Sondazh

Poll