Aktualitet

“S’di ç’do të bëhet me mua!”/ Çështja u zbardh por Kreshnik Tusha u harrua në burg, i riu që rastësia e përfshi

7 Korrik 2020, 20:31 Nga DOSJA
“S’di ç’do të bëhet me mua!”/

TIRANË– 22-vjeçari Kreshnik Tusha, emri i të cilit u përfshi rastësisht në ekzekutimin e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, është ‘harruar në burg’.

Përmes një telefonate për gazetaren Anila Hoxha, Tusha rrëfen se nuk e ka idenë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me të që ndodhet në paraburgimin 302, dhe se ndoshta thjesht e kanë lënë pasdore si çështje.

Por, përderisa çështja tashmë është e zbardhur dhe drejtësia ka vënë në pranga Eduart Lamajn, të akuzuarin si ekzekutor, përse Tusha duhet të qëndrojë pas hekurave?

“Do të lëmë në arrest me burg më tha deri në një urdhër të dytë. Se kur vjen urdhëri i dytë, nuk e di. A më kanë lënë pasdore, a, s’e di çfarë duan të bëjnë këta. Unë s’kam akovat për Zotin. S’kam pas mundësi ekonomike të marr avokat personal dhe këta të shtetit janë kot sa për figurë. Kam qenë duke pirë kafe, kam qenë në karburante. Krejt vendet ku kam qenë unë kanë kamera. Këta thonë, një vend ka kamerë, një vend s’ka,”– tregon Tusha ndër të tjera, pa e ditur se çfarë do të bëhet me të.

Tashmë ekzekutimi i dyfishtë në Laç është zbardhur. Pas hekurave ndodhet Eduart Lamaj, i akuzuar si ekzekutor dhe Ilir Lika si bashkëpunëtor. Ndërkohë që në kërkim janë edhe dy të tjerë: Klaudio Pepkola dhe Olti Vlashi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika eduart lamaj ekzekutohet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji markaj bujar lika eduart lamaj ekzekutohet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji markaj

Sondazh

Poll