Aktualitet

Grushtuan policët, arrestohen dy turqit në Rinas, erdhën në Shqipëri pa plotësuar kushtet dhe nuk pranonin të ktheheshin

7 Korrik 2020, 17:14 Nga DOSJA
Grushtuan policët, arrestohen dy turqit në Rinas, erdhën në

TIRANË– Dy shtetas turq janë vënë në pranga pasi akuzihen se kanë udhtruar dhunë ndaj policisë shqiptare dhe kanë grushtuar efektivët. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, në pranga janë vënë personat me inicialet A.C dhe H.Z.

Këta të fundit, një ditë më parë janë kthyer mbrapsht për në Stamboll nga policia shqiptare pasi janë konstatuar se ishin future në Shqipëri, pa plotësuar kushtet e vendosura gjatë pandemisë.

Por, dy turqit, kanë kundërshtuar policinë shqiptare dhe kanë filluar të grushtojnë efektivët pasi nuk pranonin të ktheheshin mbrapsht. Në këtë moment janë arrestuar.

Njoftimi i policisë

Ne date 06.07.2020 u be arrestimi ne flagrance i dy shtetasve turq me iniciale A.Ci dhe H.Z për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 te K.Penal. Arrestimi i tyre u bë për arsye se këto shtetas përgjatë shoqërimit të tyre në zonën e tranzitit, për shkak të kthimit mbrapsht (inad) në Stamboll, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur punonjësit e policisë të planizuar me shërbim në sportelet e hyrjes se R. Sh..

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet dy turqit rinas turqit grushtojne efektivet arrestohet dy turqit rinas turqit grushtojne efektivet

Sondazh

Poll