Aktualitet

Operacion për asgjësimin e municioneve në Sazan, ndalohet lundrimi i anijeve për 9 orë

7 Korrik 2020, 17:51 Nga DOSJA
Operacion për asgjësimin e municioneve në Sazan, ndalohet

VLORË– Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar të gjitha mjetet lundruese që nesër, përgjatë fashës orare nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të mos lundrojnë në afërsi të ishullit të Sazanit apo pranë tij.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet me dije se në këtë fashë orare do të zhvillohet operacionin për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit.

Kjo zonë do të jetë e pushtuar nga Forcat e Armatosura dhe të gjitha mjetet lundurese këshillohen të qëndrojnë larg.

Në bazë të njoftimit me nr.2024/2 prot. datë 07.07.2020 nga Komanda e Forcës Detare, Reparti Ushtarak 2004, ju vëmë në dijeni se në datën  08.07.2020 Forcat e Amartosura të R.Sh.-së do të zhvillojnë operacionin për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit. Operacioni do të zhvillohet nga ora 09:00- 17:00 në datën 08/07/2020.

Të gjitha mjetet lundruese e kanë të ndaluar të lundrojnë dhe të jenë prezente në afërsi të zonës ku do të kryhet operacioni i asgjësimit të municionevetë grumbulluara në ishullin e Sazanit në një distancë 2 milje detare rreth ishullit të Sazanit brenda orarit 09:00-17:00 në datën 08.07.2020. Përsa më sipër ju ftoj të merrni masa për shmangien e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar,”- thuhet në njoftim.

Lexo të plotë këtu dokumentin

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishulli i sazanit kapiteneria e portit vlorë operacion per asgjësimin e municioneve ishulli i sazanit kapiteneria e portit vlorë operacion per asgjësimin e municioneve

Sondazh

Poll