Aktualitet

“Pacientëve u merren telefonat”, mjeku Koni akuza qeverisë: Mediat nuk lejohen të futen brenda spitaleve COVID

7 Korrik 2020, 20:02 Nga DOSJA
“Pacientëve u merren telefonat”, mjeku Koni akuza

TIRANË- Mjeku Artan Koni ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka hedhur akuza kundër qeverisë, i ftuar sot në “Tempora” në RTV Ora, Koni tha se asnjë media nuk është lejuar që të futet në spitale.

Mjeku më tej ka thënë se personave të infektuar u merren telefonat që të mos bëjnë foto apo video të mos kenë asnjë komunikim me qytetarët.

Ju si media dhe asnjë media nuk ka arritur që të futet brenda spitalit. Çfarë ndodh aty është burg i sigurisë së lartë, bëhen eksperimente? Pacientët që shtrohen u merret telefoni që të mos bëhen video dhe foto e të mos komunikojnë më familjarët.

Ishin disa spitale private që donin të bënin testet, por nuk lejoheshin. Marr 127-tën dhe më thonë që nuk mund ta bësh testin se nuk je aq rëndë, por po qesh rëndë nuk po vi fare, se me shumë mundësi po ia shpërndajmë gjithë lagjes”, u shpreh Mjeku.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan koni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 artan koni koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll