Aktualitet

Shtohen rastet me Covid-19, një polic tek paraburgimi 302 rezulton pozitiv, bashkë me të dhe efektivi i komisariatit nr.5 në

7 Korrik 2020, 20:22 Nga DOSJA
Shtohen rastet me Covid-19, një polic tek paraburgimi 302 rezulton pozitiv,

TIRANË– Dy raste të tjera pozitive me Covid-19 janë shënuar në Shqipëri. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për një efektive tek paraburgimi 302 në Tiranë, dhe një polic tjetër.

Ky i fundit, është i punësuar pranë komisariatit nr.5 në Kamëz.

Dy efektivë të tjerë policie janë konfirmuar ditën e sotme pozitivë me Covid-19. Ata janë raportuar si banues në Elbasan dhe Kukës.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll