Aktualitet

Skandali/ Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

7 Korrik 2020, 20:07 Nga DOSJA
Skandali/ Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

TIRANË– Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës masakrën mjedisore në Lumin Vjosë, ku firma që po shfrytëzon barbarisht këtë lumë, nuk kishte leje.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video dhe foto nga banorë të fshatit Hambar në Fier. Para pak javësh, këta banorë protestuan kundër shfrytëzimit të lumit, madje ndaluan edhe kamionët e firmës. Pas këtyre ankesave, një grup i emisionit Fiks Fare shkoi në atë fshat për të parë si shfrytëzohet ky lumi konsideruar i egër. Në një distancë prej disa kilometrash, ekskavatorët kishin gërryer të gjithë zonën, madje edhe në mes të lumit, duke ndryshuar disa herë rrjedhën e tij natyrale. Në gjithë distancën, ishin hapur gropa të mëdha, të cilat ende nuk janë mbyllur. Dhe, e gjitha kjo situatë, ishte vetëm 16 muaj pas përmbytjeve masive që shkaktoi Vjosa në fshatrat e Fierit dhe Vlorës, duke rrezikuar mijëra familje.

Sipas banorëve, dalja e Vjosës nga shtrati bëhet pikërisht në fshatin Hambar dhe Kashishtë. Ky i fundit është vetëm 2 kilometra larg pikës që po gërryhet, në breg të këtij lumi! Dhe, sa herë që ka përmbytje, banorët e atij fshati largohen nga banesat, ndërsa kanë dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori.

Në momentin që grupi i Fiks Fare shkoi në lumë, një ekskavator mbushi disa kamionë me zhavorr. Dhe, disa minuta më pas, ekskavatori u largua. Por, ai la pas shumë gropa, madje edhe në mes të rrjedhës së lumit Vjosë. Banorët pohojnë se, edhe nëse do të kishte leje mjedisore, një gërryerje e tillë nuk duhet të ndodhte, pasi firma duhet të piketonte zonën, apo të kishte koordinata. Gazetarët e Fiks Fare konstatuan në terren se firma nuk kishte bërë asnjëherë rehabilitimin e zonës, duke e lënë vendin në gropa të mëdha.

Fiksi shkoi edhe në kantierin e firmës Shkëlqimi 07, ku kamionët e shumtë shkarkonin zhavorrin buzë rrugës Levan-Tepelenë. Gazetarët pyetën drejtuesit e kantierit nëse kishin apo jo një leje shfrytëzimi dhe nëse po, në cilat koordinata apo piketime. Drejtuesit thanë se kanë një dokument, por nuk e dinin se çfarë ishte.

Kemi një kontratë me Alb Building-un që po ndërton By Pass-in e Fierit. Lejen e shfrytëzimit e ka ai, se ne kontratën kemi që kemi bërë me të.Kemi bërë kontratë që i japim materialet dhe ai duhet të ketë bërë marrëveshje që marrim te leja e tij” thonë ata, ndërsa gazetarët shfletojnë edhe kontratën. Dhe, për çudi, në kontratë nuk ka asnjë të dhënë për lejen e shfrytëzimit të lumit. “Duhet të jetë te qendra e firmës.Vetëm të Alb Building-u. Ata thonë boll, boll. Duam kaq, marrin 1300 kub në ditë ata” thonë ata. Punëtorët na treguan vetëm një dokument, e cila ishte vetëm një kontratë midis firmës Shkëlqimi 07 dhe firmës tjetër e cila po ndërton By Pass-in e Fierit. Ndërkohë, gazetarët i kërkuam nëse kjo firmë, Shkëlqimi 07 ka apo jo leje shfrytëzimi për lumin Vjosa. Sipas tyre, këtë leje ata nuk e disponojnë, madje nuk disponojnë as piketimet, apo as koordinatat në të cilat kamionët dhe ekskavatorët e kësaj firme duhet, të marrin inerte.

Fiksi pyeti edhe firmën që po ndërton By Pass-in e Fierit, nëse kanë apo jo leje shfrytëzimi për lumin Vjosë. Përgjegjësit e kantierit në afërsi të kryqëzimit të Levanit thanë se “prej disa ditësh, kanë shkëputur çdo marrëveshje me kompaniën Shkëlqimi 07”.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masakra ne lumin e vjoses vjose masakra ne lumin e vjoses vjose

Sondazh

Poll