Aktualitet

COVID-19 futet në Bashkinë Kukës, polici rezulton pozitiv

7 Korrik 2020, 18:14 Nga DOSJA
COVID-19 futet në Bashkinë Kukës, polici rezulton pozitiv

KUKËS– COVID-19 vijon përhapjen në Kukës. Dosja.al mëson se koronavirusi tashmë është futur në Bashki, pasi një punonjës i Policisë Bashkia ka rezultuar pozitiv.

Policit i është marrë tamponi sot dhe pas analizave në ISHP, ka rezultuar i prekur me COVID-19. Ai është zinxhir i personave që kanë rezultuar pozitiv më parë dhe epidemiologët kanë nisur hetimin për kontaktet e fundit të tij.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kukes koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne kukes koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll