Aktualitet

Jepet urdhri! Mësuesja-nxënësve: Nesër ju pres që të dorëzoni librat që morët falas, të jenë të pastër dhe të fshi

7 Korrik 2020, 18:22 Nga DOSJA
Jepet urdhri! Mësuesja-nxënësve: Nesër ju pres që

TIRANË– Nesër, të gjithë nxënësit nga klasa e dytë, deri në të pestën, që kanë marrë librat falas, do të duhet t’i kthejnë ato.

Përmes njoftimeve, mësueset kanë njoftuar nxënësit që nesër nga ora 08:30 deri në orën 12:00, të gjithë nxënësit, duhet të paraqiten në shkollë me paketën e librave si matematikë, gjuhë, anglisht, qytetari dhe dituri natyre.

Sipas udhëzimit, të gjithë librat, duhet të jenë të pastër dhe të fshirë me gomë.

Njoftimi

Përshëndetje! Uroj të jeni mirë familjarisht! Me urdhër të drejtorisë së shkollës, nesër dhe pasneser me datat  08.07.2020 dhe 09.07.2020 duhet të dorëzohen librat nga ora 8 e 30 deri në 12 në shkollë.Paketa e librave qe do dorezohet do te kete vetem librat jo fletoret e punes : matematike ,gjuha , anglisht , qytetari, dituri natyre dhe te jene te paster te fshihen me gome.Unë do jem prezent  në shkollë.Faleminderit për mirëkuptimin!  Me respekt, mësuesja.

Nxënësit nga klasat e dyta deri në klasë të pestë përfitojnë librat e shkollës falas. Kjo, me kushtin, që në përfundim të vitit shkollor, librat t’i dorëzojnë të pastër dhe të fshirë me gomë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezimi i librave ne shkolla dorezimi i librave ne shkolla

Sondazh

Poll