FIER– Konfiskohen tri llogari bankare me vlerë 140 milionë lekë, para të cilat dyshohet se janë përftuar nga veprimtari kriminale. Të ardhurat ishin regjistruar në emrin e 66-vjeçarit nga Fieri, i identifikuar si Lako Levani, i ati i Artan Levanit.
Dyshohet se paratë janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike, vepër penale për të cilën i biri është dënuar në Itali.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier
Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.
Konfiskohen tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.
Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.
Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku pritet që së shpejt të insta...
Detaje tragjike kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Kombinat, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë, ku thuhet se u vetëflijuan.Vëllai i Z...
Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:41
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 25-vjeçarja me iniciale E. R, pasi ka kërc...
TIRANË– Vëllai i Zhaneta Josifit, Sejman Fejzo ka deklaruar në emisionin ” Me Zemër të Hapur” se bisedën e fundit me Anisa e ka bërë 2 vite më parë. Ai tre...
Aktualitet 7 Korrik 2020, 11:27
TIRANË– Shoqja e Blerta Josifit, në një lidhje direkte për emisionin “Me zemër të hapur” ka treguar detaje që nuk diheshin nga e shkuara e dy vajzave në qy...
Tiranë– Ermand Mertenika është inxhinier i pajisjeve mjekësore, ku përgjatë muajve të pandemisë, fokusi ka qenë tek respiratorët, si një shpëtim jete për të sëm...
VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për drogë. Në pranga ka rënë A.Z., lindur në Fier dhe banues në Vlorë.Gjy...
TIRANË- Avokati Maks Haxhia është dënuar me 50 mijë lekë gjobë, pasi ka munguar sërish sot në seancën gjyqësore ndaj Arbër Çekajt. Pas shumë mungesa...