Aktualitet

Fjala e Bushatit që “tronditi” Kuvendin/ Bushati: Nomale. Lubonja: Mund të shkoj për skrap

4 Prill 2019, 20:58 Nga DOSJA
Fjala e Bushatit që “tronditi” Kuvendin/ Bushati: Nomale.

TIRANË- Fjala e djeshme e ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, është bërë pjesë e bisedës mes gazetarëve në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Analistët ishin të ndarë në mendimet e tyre, ku disa e quanin si një fraksion në PS, ndërsa për të tjerë është një fjalim shumë normal.

KOMENTET E ANALISTËVE

Ylli Rakipi: Në fakt duhet të jemi të qartë që nuk kanë munguar zërat kundër në PS. Nuk kanë munguar as përpjekjet për zgjidhjen e krizës, janë përpjekur për zgjidhje nga brenda. Kjo është një klithmë e Bushatit.

Fatos Lubonja: Pyetja që u ngre më vete, e ka nga vetja që këtë që tha apo ka mbështetje nga jashtë. E bën këtë se e ka mllef se ka ikur, apo jo? Por unë i pëlqej më shumë kur i thonë kur janë aty, jo kur i heqin nga posti. Ca thonë që ka njerëz mbrapa dhe kërkon të bëj lëvizje në PS, por mund të shkoj për skrap.

Andi Bushati: E dëgjova dhe pash një lloj entuziazmi të shtypit opozitar. Ishte shumë normale pasi e thonë ata që janë shumë normal. Kjo e Ditmir Bushatit mu duk si një ndihmë për PS-në për të gjetur një zgjidhje shumë të mirë.

Armand Shkullaku: Po ta shikosh, ai u thotë që të bashkëpunojnë. Po ta shikosh Bushatin, ai foli pas deputetëve që flasin me gjuhën e Ramës dhe duket si një zë shumë normal.

Dash Shehi: Ka bërë një gjest politik, mund të jetë fillim i një lloj disidence. E quaj pozitive këtë fjalim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi bushati ditmir bushati fatos lubonja fjala e bushatit ylli rakipi andi bushati ditmir bushati fatos lubonja fjala e bushatit ylli rakipi

Sondazh

Poll