Aktualitet

Ekzekutimi i vëllezërve Bilali/ Gazetarja Klodiana Lala: Hetuesit kanë shumë pak fakte

4 Prill 2019, 19:41 Nga DOSJA
Ekzekutimi i vëllezërve Bilali/ Gazetarja Klodiana Lala: Hetuesit

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Opinion”, komentoi vrasjet e ndodhura së fundmi në qytetin e Shkodrës, konkretisht për ekzekutimin e dy vëllezërve Bilali. Gazetarja Lala duke cituar burime nga prokuroria tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.

Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, pa aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën. Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë. Policia mund ta kishte parandaluar vrasjen, duhej të merreshin masa, kur kishim të bënim me bacgrounde kriminale.

Gazetarja Klodiana Lala

Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës.

Dy vëllezërit Bilali, Astrit dhe Brahimi u ekzekutuan me 22 plumba mëngjesin e 30 marsit në lagjen “Kiras” në Shkodër. Ka qënë Astrit Bilali ai që i është përgjigjur të shtënave, ku ka qëlluar 10 herë drejt vrasësve, por nuk ka arritur t’i kapë.(Lexo këtu)

Pas kësaj ngjarje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn./Marrë nga Opinion.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astrit bilali brahim bilali klodiana lala vrasjet ne shkoder astrit bilali brahim bilali klodiana lala vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll