Aktualitet

Kukësi “zien” një ditë para vizitës së Ramës, kreu i shoqatës Biznesi për Bisnesin: S’e meriton mikpri

4 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA

KUKËS- Një ditë para vizitës së Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Kukësit, (Lexo këtu) ky i fundit ‘zien’ dhe është i ndarë në mendime, nëse duhet pritur apo jo kreu i qeverisë. 

Ndërsa qytetarët janë në dy grupe, i pari totalisht kundër kësaj vizite, madje shkojnë deri aty sa shprehen se janë të katshëm të japin edhe jetën për të mos e lejuar të hyjë në Kukës, grupi tjetër, më i moderuar, shprehet se Kukësi është i njohur për mikpritje, e kësisoj duhet ta tregojnë veten edhe në këtë rast. 

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Arif Rexhmati, ka bërë thirrje për protestë. (Lexo këtu)

Ndërsa për kryebashkiakun e Kukësit Bashkim Shehu, Kukësi nuk mund të presë një Kryeministër, i cili sipas tij nuk e trajtoi asnjëherë këtë qytet si pjesë të programeve qeveritare, vjel popullin e varfër të Kukësit me taksën e rrugës apo që lejon dhe pranon ndarjen e Kosovës. 

Kundër kësaj vizite ka dalë edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili nga vendi ku ka kërkuar strehim politik pasi denoncoi lirimin e trafikantit Naser Gashi nga policia dhe prokuroria. (Lexo këtu) Ai shprehet se nëse Kukësi nuk do të lejojë Kryeministrin të hyjë në Kukës, do të bënte një veprim historik. 

Më poshtë po ju sjellim disa nga komentet e qytetarëve kundër vizitës së Ramës: 

Komentet pro vizitës së Ramës: 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kukes kukësi kundër vizitës së ramës protesta kunder rames sokol kolgjini vizita e ramës në kukës edi rama kukes kukësi kundër vizitës së ramës protesta kunder rames sokol kolgjini vizita e ramës në kukës

Sondazh

Poll