Aktualitet

Tensione tek “Astiri”, makina futet mes qytetarëve. Balliu: Ordineri donte të na shtypte (VD)

4 Prill 2019, 18:06 Nga DOSJA
Tensione tek “Astiri”, makina futet mes qytetarëve. Balliu:

TIRANË- Protesta e banorëve të Unazës së Re sot është shoqëruar  me tensione. Një makinë u fut mes qytetarëve, duke acaruar të gjithë turmën. Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, një person me makinë ka sulmuar banorët që protestonin.

Mjeti qe drejtohej nga nje shtetas i paidentifikuar ende hyri mes turmes ku kishte me se shumti gra dhe femije. Momenti ka qene tmerrues dhe ne video degjohen ulerimat e femijeve te traumatizuar. Policia e cila ndodhej shume prane vendit te ngjarjes nuk ka nderhyre dhe ka qendruar indiferente ndaj ketij sulmi qe mund te kishte qene me pasoja fatale per jeten e protestuesve, grave dhe femijeve te tyre. Sulmi eshte perseritur nga nje mjet i dyte dhe prape policia nuk ka nderhyre”, shkruan më tej PD në reagimin e saj.


Në protestë ka qenë i pranishëm dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili u shpreh se makina ishte me targa 006.

U mundua që të shtyp njerëzit. Çfarë duan ata polica që rrinë ata, pse rrinë aty kot, pse nuk e kapin zvarr atë ordinerin që donte të shtypte qytetarët? Për çfarë rrinë ata policia, pse nuk i kapin këta provokator?”, tha Balliu.

Banorët e Astirit prej muajsh tashmë protestojnë çdo pasdite në Unazën të Re, dhe nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, por anulimin e plotë të tij. Ata shprehen se ky projekt është korruptiv, e për këtë duhet anuluar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu protesta tek astiri unaza e re klevis balliu protesta tek astiri unaza e re

Sondazh

Poll