Aktualitet

Protesta kundër Ramës, do tentohet bllokimi i Rrugës së Kombit. 20 policë të SHISH në Kukës

4 Prill 2019, 20:44 Nga DOSJA
Protesta kundër Ramës, do tentohet bllokimi i Rrugës së

KUKËS- Një ditë para vizitës së Krymeinistrit Edi Rama në Kukës, burime brenda Komisariatit të Kukësit i thanë Dosja.al, se kanë mbërritur 20 oficerë civilë të Shërbimit Informativ Shtetëror, makina civile me tarka MB si dhe janë ngritur postblloqe tek trari i pagesave.

Po ashtu, mësohet se policia po verifikon persona me precedentë penal, pasi nesër pritet që protesta të jetë e madhe.

Dosja.al mëson se në Kukës do të ketë protestues edhe nga Tropoja e Hasi, ndërsa protesta pritet të fillojë në orën 12, ku edhe mendohet të bllokohet “Rruga e Kombit” tek ura e Kukësit.

Kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë nesër një vizitë në qytetin e Kukësit, ku do të inaugurohet fillimi i punimeve për rikonstruksionon e aeroportit, që sipas qeverisë, do të sjellë 12 mijë vende pune. (Lexo këtu)

Qytetarët e Kukësit, janë të ndarë në qëndrime, ku pjesa më e madhe prej tyre, kërkon që të ndalojë kryeministrin Rama të vizitojë Kukësin, ndërsa Partia Demokratike ka thirrur një protestë. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, kundër kësaj vizite ka dalë edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, i cili nga vendi ku ka kërkuar strehim politik pasi denoncoi lirimin e trafikantit Naser Gashi nga policia dhe prokuroria. (Lexo këtu) Ai shprehet se nëse Kukësi nuk do të lejojë Kryeministrin të hyjë në Kukës, do të bënte një veprim historik. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivë të shish në kukës kukes kukësi kundër vizitës së ramës protestë kundër ramës rama ne kukes efektivë të shish në kukës kukes kukësi kundër vizitës së ramës protestë kundër ramës rama ne kukes

Sondazh

Poll