Aktualitet

Artan Hoxha: Voltana Ademi është kërcënuar por s’ka treguar, janë futur në skenë vrasjet me klering

2 Prill 2019, 07:15 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Voltana Ademi është kërcënuar por s’ka

Tiranë- Për vrasjet e njëpasnjëshme në Shkodër gazetari Artan Hoxha ka deklaruar së fundmi se kjo situatë në  këtë qytet nuk ka nisur dje apo pardje por ka një zanafillë mes dy grupeve kriminale në këtë qytet. 

Situata për fat të keq nuk është ajo që të gjithë do të donim të ishte. Sigurisht nuk është një situatë që ka nisur dje apo pardje. Por ky seria vrasjesh në Shkodër ka një zanafillë. Ngjarjet e fundit ishin ngjarje të paralajmëruara. Unë nis nga ngjarja e 15 Korrikut për shkak të zhvillimeve që ka pasur në Shkodër. Megjithatë ngjarja që e nisi serinë e vrasjeve ishte ngjarje tek festa e Policisë së Shtetit më 13 Janar.  Patëm shumë të plagosur por për fat të mirë nuk pati të vdekur. Shkodra pati një situatë nga Prilli deri në 15 Korrikun e viti të kaluar një situatë qetësie për shkak të një marrëveshje dhe një pakti që pati mes dy grupeve kryesore. Por në mesnatën e 15 Korrikut ku u ekzekutua panë pallatit të vet ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci që aty e pas patëm një eskalim të menjëhershëm të situatës.“, u shpreh Artan Hoxha. 

Hoxha theksoi se kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi është kërcënuar edhe më parë por nuk ka folur. 

Sot ne dëgjomë kryetaren e bashkisë që thotë se jam e kërcënuar dhe po e pohon, por ajo nuk është kërcënuar sot por është kërcënuar edhe më parë por nuk ka folur. E rëndësishme është që janë ndërgjegjësuar të gjithë njerëzit atje.”, theksoi Hoxha.

Sipas tij Shkodra tashmë ka futur në skemë vrasjet me klering. 

Por Shkodra ka futur në skemë tjetër në krim në Shqipëri, kryesisht në skemën e vrasjeve me klering. Pra me vrasës që vijnë nga vende të tjera jo vendali, në shkëmbim të vrasave po nga Shkodra që shkojnë që shkojnë për të bërë llogari të grupeve të tjera në zona të tjera. Krimet më të vështira për t’u zbardhur janë krimet që nuk kanë një logjikë. Me dy vrasjet e fundit kemi edhe një problem tjetër. Tashmë kemi hyrë në ciklin e gjakmarrjes. Pra nuk kemi thjeshtë konflikte të grupeve kriminale rivale por kemi edhe gjakmarrje,” sqaroi gazetari në “ABC News”. 

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kërcënimi voltana ademi vrasjet ne shkoder artan hoxha kërcënimi voltana ademi vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll