Aktualitet

“Do t’iu vras”/ Kërcënoi e përdhunoi të dashurën italiane, dënohet me 8 vite burg shqiptari (Emri)

4 Prill 2019, 17:03 Nga DOSJA
“Do t’iu vras”/ Kërcënoi e përdhunoi të

ITALI- Një shqiptar është dënuar me 8 vite burg, pasi akuzohet për dhunë seksuale të rënduar, rrëmbim dhe lëndime shumë serioze, kërcënime dhe shpifje kundër të dashurës 18 vjeçare.

Ky është dënimi i diktuar gjatë ditës së djeshme ndaj shqiptarit Kledian Hoxhaj, 21 vjeçar, që jeton në San Concordio në Lucca. Aktualisht, i riu është i burgosur në Prato.

Ngjarja tronditëse ndodhi nëntorin e 2017-ës, ku 21 vjeçari kreu aktin e rëndë. Në atë kohë, shqiptari kishte një lidhje dashurie me vajzën, por duke u shndërruar në xheloz paranojak.

Në të paktën tre ose katër raste, ai e kishte rrahur vajzën si ‘ndëshkim” për sjelljet që nuk i pëlqenin. Vajza nuk e kishte denoncuar. Në një mbrëmje, e reja ra dakord të qëndronte në shtëpinë e tij, i cili jetonte vetëm në San Concordio, për të kaluar natën aty për herë të parë.

Sipas raportimeve të medieve italiane, 21 vjeçari shpërtheu papritur në agresion të fortë ndaj saj .

Mësohet se ai e kishte lidhur vajzën në shtrat, duke e përdhunuar pa qenë në gjendje të kundërshtonte. Për shkak të xhelozisë së çmendur, e kishte grushtuar, kapur për fyti dhe madje e goditi me bishtin e fshesës, e cila ishte thyer për shkak të brutalitetit të goditjeve.

Një natë e pafundme terrori për vajzën, të cilës i kishte marrë edhe telefonin celular për të parandaluar thirrjen për ndihmë.

Rreth mesditës së ditës së nesërme, ai është veshur për të dale, duke e mbyllur në shtëpi dhe vajza duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, ka marrë telefonin duke lajmëruar prindërit.

Para se të largohej, ai e kishte kërcënuar me vdekje: “Nëse më denoncon, unë do t’ju vras”

Prindërit e tronditur u çuan vajzën në dhomën e urgjencës, me shenja të rënda dhune, ënjtje dhe të nxira në pjesë të ndryshme të trupit

Por, duke qenë e nënshtruar dhe e frikësuar nga brutaliteti i dhunës, vajza sërish nuk donte ta denonconte, madje i ka dërguar mesazhe “pozitive”.

I riu, në sytë e policëve që e arrestuan, nuk u duk i penduar apo i mërzitur. Në të vërtetë, ai pohoi se e kishte mbrojtur veten nga vajza.

Tashmë, shqiptari Kledian Hoxhaj, do të kalojë 8 vite të jetës së tij në burg, dënim i dhënë fal procesit gjyqësor me procedurë të shkurtuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet shqiptari itali kledian hoxhaj denohet shqiptari itali kledian hoxhaj

Sondazh

Poll