Bota

“Njerëzit kundër korrupsionit”, kushëriri i Vladimir Putin në krye të partisë anti-korrupsion në Rusi

6 Korrik 2020, 19:51 Nga DOSJA
“Njerëzit kundër korrupsionit”, kushëriri i Vladimir

RUSI– Roman Putin kushëriri i presidentit rus Vladimir Putin do të kryesojë një parti të re politike, e cila do të përqendrohet në luftimin e korrupsionit. Roman Putin, djali i kushëririt të Putinit, Igor, u zgjodh kryetar i partisë “Njerëzit Kundër Korrupsionit” në një kongres ditën e djeshme  pasi u bë anëtar muajin e kaluar. 42 vjeçari ka qenë oficer i Shërbimit Federal të Sigurisë, të cilin Putin e ka drejtuar në vitet 1990.

Mediat e huaja kanë raportuar se ai ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhjet rajonale këtë vit dhe në zgjedhjet parlamentare kombëtare vitin e ardhshëm. Ndërkohë opozita në Rusi e ka akuzuar Putinin për lejimin e korrupsionit të gjerë, gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, herë si president, herë si kryeministër.

Roman Putin, ka zhvilluar një biznes në fillim të viteve 2010, përpara se të bëhej këshilltar për ekonominë dhe investimet për guvernatorët e rajoneve Novosibirsk dhe Jamalo-Nenets.

Burimi:reuters.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota roman putin rusi vladimir putin roman putin rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...