Bota

Protestat për brutalitetin e policisë, Emanuel Macron shkarkon nga detyra Ministrin e Brendshëm

6 Korrik 2020, 19:17 Nga DOSJA
Protestat për brutalitetin e policisë, Emanuel Macron shkarkon nga

FRANCË– Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner pas protestave për brutalitetin e policisë si pjesë e një lëkundjeje qeverie që synonte të përqëndrohej në rimëkëmbjen ekonomike post-covid të Francës për dy vitet e mbetura të mandatit të Macron.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Castaner është kritikuar për veprime të ashpra të policisë kundër protestuesve, të cilët janë nxitur nga vdekja e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të SHBA-së.

Ndërkohë Macron në vend të tij ka emëruar  ish-ministrin e Buxhetit, Gerlad Darmanin i cili është edhe minitër i ekologjisë.  Ndryshimet vijnë pak ditë pasi Macron shkarkoi kryeministrin Edouard Philippe, pas tre vjetësh në këtë post, duke e zëvendësuar me Jean Castex.

Macron ditën e djeshme në rrjetet sociale ka shkruar se Franca duhet të “krijojë një rrugë të re” për të trajtuar trazirat dhe krizat ndërkombëtare që po i përjeton.

Burimi:.usnews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christophe castaner emmanuel macron christophe castaner emmanuel macron

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...