Bota

Pamje dramatike! Po ulej në autostradën e Meksikës, shpërthen në flakë avioni i dyshuar me drogë

6 Korrik 2020, 18:53 Nga DOSJA
Pamje dramatike! Po ulej në autostradën e Meksikës,

MEKSIKË– Një aeroplan që dyshohet se mbante drogë është shkatërruar nga zjarri pasi zbarkoi në një autostradë në jug të Meksikës.

Mësohet se me të kishte udhëtuar një ngarkesë prej 390 kg kokainë  që arrinte në vlerën e më shumë se 4.3 milionë dollarë u gjet në një kamion pranë vendit të uljes së avionit në shtetin meksikan të Quintana Roo, zonë e njohur për turizmin me rezorte si ai i Cancun-it.

Avioni i cili vinte nga Amerika Jugore ishte zbuluar nga ushtria meksikane teksa hynte në hapësirën ajrore të Meksikës dhe u pasua nga avionët ushtarakë.

Pamje dramatike të djegies u publikuan nga policia e Quintana Roo, ku shihej avioni në mes të autostradës rurale, teksa shtëllunga të mëdha tymi dilnin prej tij. Ndërkohë mediat e huaja kanë bërë të ditur se ende nuk shtë bërë asnjë arrestim.

Autoritetet identifikuan mjetin si BAe-125 me 15-pasagjerë, prodhim disa dekada i vjetër. Avioni ishte ulur në zonën Felipe Carrillo Puerto, relativisht larg rezorteve të famshme turistike të shtetit.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota meksike meksike

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...