Gazetari Buzhala tregon luftën me COVID-19: 5 ditët e fundit s’kam asnjë simptomë. Babai është sëmurë, por është tri
KOSOVË- Gazetari Berat Buzhala, në një postim në mediat sociale ka treguar detaje nga lufta e tij me COVID-19. Buzhala shkruan se ka 15 ditë me simptoma dhe 13 ditë që është zyrtarisht pozitiv me koronavirus.
Më tej ai shton se ka 5 ditë që nuk ka më shqtësime dhe bën me dije se e gjithë familja e tij është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Gazetari njofton se babai i tij nuk është mirë me shëndet dhe po lufton çdo ditë për të mposhtur sëmundjen.
“Sqarim: Meqe po me shkruajne shume te njohur dhe shume miq te brengosur, atehere dua t’i sqaroj te gjithe: Sot eshte dita e 15 prej kur i kam pase simptomet e para, kurse eshte dita e 13 kur kam dale pozitiv. Tash e pese dite nuk kam asnje shqetesim, edhe pse edhe ato qe i kam pase kane qene minore ne krahasim me disa te tjere qe po i shohim dhe po i lexojme. Ne gjendje shume te mire jane te gjithe te tjeret, perfshi femijet, nanen, bashkeshorten, motrat dhe vellau dhe femijet e tyre.
Ne anen tjeter gjendja e babes nuk eshte e mire. Ai po lufton si luan per te kaluar kete semundje, edhe pse nuk duket shume e lehte. Gjendja e babes perpara infektimit me virus nuk ka qene e keqe. Si cdo shqiptar i moshes mbi 70 vjecare ka pase problem shoqeruese, por asnjera prej tyre nuk ka qene kritike. Ka pase pak diabet, pak tension, pak obesitet, por, bie fjala, ka qene mjaft aktiv, sic e dini edhe prej statusave te mehershem ? ?. Ne po shpresojme qe ai ndoshta do te dal fitues, po brohorasim sa po mundemi ne favor te tij, por ne te gjithe e dime, qe ne cfaredo rrethane ai do ta vinte veten ne linje e pare te frontit, per te na mbajtur ne te shendosh. Baba eshte nje trim dhe nje person i forte sikur guri. C’est la vie ?♂“, shkruan Buzhala.️
Më 24 qershor Berat Buzhala njoftoi opininon se ishte prekur nga COVID-19. Ai tregoi se analizat i dolën pozitive dhe bashkë me të ishte infektuar dhe babai i tij. Buzhala më herët ka treguar se ka kaluar ditë të vështira, me temperaturë, kolle dhe humbje të shijimit.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Hapja e sezonit turistik rrit infeksionet në Greqi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 43 raste të reja, mes tyre 36 të huaj
GREQI- Mesa duket hapja e kufijve në Greqi për turistët ka ndikuar negativisht pasi së fundmi ka pasur nëj rritje infeksionesh. Autoritetet shëndetësore në Greq...
“Nuk përmbush detyrat”/ Në kulmin e pandemisë shkarkohet drejtori i QKUK-së në Kosovë
KOSOVË– Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar ditën e sotme drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Sip...
Vdes 80 vjeçarja nga Gjakova shkon në 76 numri i viktimave në Kosovë
KOSOVË- Një 80-vjeçare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus, ka vdekur sot në Qendrën e Mjekësisë Sportive.Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për S...
Rekord viktimash në SHBA, 130 mijë të vdekur nga COVID-19
SHBA– Në SHBA numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit i tejkaloi të 130 mijë vetët të hënën, ndërsa vendi po përballet me një rritje të konsideruesh...
Arabia Saudite vendos masa të rrepta anti-Covid për pelegrinët, ja rregullat që duhet të zbatojnë ata që do të bëjnë H
ARABI– Arabia ditën e sotme ka njoftuar protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri në sezonin e haxhit 2020, ku do të nda...
Kritikonte liderin çeçen, ekzekutohet në mënyrë të mistershme opinionisti i njohur në Austri, dyshimet e para…
AUSTRI- Një azilkërkues rus i cili është vrarë jashtë kryeqytetit austriak, ishte një ish-separatist çeçen dhe një kritik i udhëheqësit çe&...
Situata e Covid-19 në Itali/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 8 viktima dhe 208 raste të reja
ITALI- Ministria e Shëndetësisë Italiane, ka nj0ftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, dhe numri në total i të ...
Pas Gjermanisë, Covid-19 ‘shpërthen’ në Austri, zbulohen raste infeksionesh në thertoret e mishit
AUSTRI-Në Gjermani, thertoret janë kthyer javët e fundit në “pikat e nxehta të Coronas”. Por raste infektimesh në fabrikat e mëdha të përpunimit të ...
Ambasadori kinez paralajmëron Mbretërinë e Bashkuar: Mos ndërhyjë në punët e Hong Kongut, duhet te rishikosh ofertën
KINË– Kina ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar që të mos ndërhyjë në Hong Kong pas vendosjes së një ligji të ri të sigurisë kombëtare, duke qenë s...