Bota

Vdes 80 vjeçarja nga Gjakova shkon në 76 numri i viktimave në Kosovë

6 Korrik 2020, 17:23 Nga DOSJA
Vdes 80 vjeçarja nga Gjakova shkon në 76 numri i viktimave në

 KOSOVË- Një 80-vjeçare nga Gjakova, e infektuar me koronavirus, ka vdekur sot në Qendrën e Mjekësisë Sportive.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori për Shëndetësi në Gjakovë, Ferdinand Kolaj, i cili ka thënë se gruaja kishte probleme të tjera shëndetësore, por pas vdekjes është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Po ashtu ai ka bërë të ditur se  se viktima është nga fshati Llaushë, derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve.

“Është e vërtetë që ka vdekur një person nga Gjakova, por jo si pasojë e COVID-19. Pasi ka vdekur, i është bërë testi dhe ka rezultuar pozitiv në COVID-19”, tha Ferdinand Kolaj.

Tashmë numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 76 persona, ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 3.508 pacientë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll