Bota

6 Korrik 2020, 17:58 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se vendi duhet të përgatitet pasi në vjeshtë do të jetë goditja më e fuqishme e sëmundjes vdekjeprurëse.

Ministri ka bërë këtë deklaratë pasi sipas tij në vjeshtë njerëzit do të jenë të mbyllur e si pasojë do rriten dhe rastet me koronavirus.

 “Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, supozimi mbetet se në vjeshtë virusi do të përhapet më shpejt dhe më fuqishëm sepse edhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të jenë në ambiente të jashtme, ata do të jenë më shumë brenda. Kjo e konfirmon se virusi është këtu. Siç po shihet, do të qëndrojë për një kohë të gjatë, dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Duhet ta përgatisim sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 7.124  raste të reja dhe 346 viktima nga Covid-19 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe kkoronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll