Bota

“Nuk përmbush detyrat”/  Në kulmin e pandemisë shkarkohet drejtori i QKUK-së në Kosovë

6 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
“Nuk përmbush detyrat”/  Në kulmin e pandemisë

KOSOVË– Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar ditën e sotme drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu. Sipas njoftimit të shërbimit shkarkimi vjen pasi Sejdiu nuk ka përmbushur si duhet detyrat e tij sakaq bëhet e ditur se në vend të tij është emëruar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë.

“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave. Në vend të Dr.Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Dr.Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë”, thuhej në deklaratën e shërbimit.

Megjithatë në njoftim nuk janë dhënë detaje se për çfarë performance bëhet fjalë dhe se cilat detyra nuk janë përmbushur. Por, shkarkimi i Sejdiut vjen në kohën kur Qendra Klinike Universitare e Kosovës po përballet me numër të shtuar pacientësh të prekur me Covid-19.

Deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 76 persona  nga Covid-19 ndërsa numri I të infektuarve ka shkuar në 3.508 pacientë që nga fillimi I pandemisë së Covid-19.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni basri sejdiu. koronavirusi ne kosove basri sejdiu. koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll