Bota

Vijon të rritet numri i viktimave në Kosovë/ Humb jetën 83 vjeçarja nga Fushë Kosova, shkon në 77 numri i të vdekurve ng

6 Korrik 2020, 19:28 Nga DOSJA
Vijon të rritet numri i viktimave në Kosovë/ Humb jetën 83

KOSOVË- Një 83 vjeçare nga komuna e Fushë Kosovës ka ndërruar jetë sot pasi është prekur nga virusi Covid-19. Kjo është vdekja e tretë e konfirmuar sot nga pandemia. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i komunë së Fushë Kosovës, Ali Topalli i cili ka thënë se e ndjera ishte në vetëizolim shtëpiak dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

“Sot në orët e pasditës kemi edhe një rast me fatalitet në Komunën e Fushë Kosovës, bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, është 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë, virusit COVID-19. Sipas informacioneve nga stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e ndjera ka vuajtë edhe nga sëmundje të tjera, me të cilat është përballur. Ka qenë në shtëpi duke marrë trajtim”, tha Topalli.

Me vdekjen e së moshuarës numri i të vdekurve në Kosovë ka shkuar në 77 persona, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 6 Korrik 2020, 17:58

MAQEDONI E VERIUT– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka paralajmëruar se Covid-19 do të qëndrojë gjatë duke shtuar se v...