Sport

Barcelona argëtohet me gola, Griezmann rikthehet protagonist dhe shijon klasin e “Pleshtit”

5 Korrik 2020, 22:04 Nga DOSJA
Barcelona argëtohet me gola, Griezmann rikthehet protagonist dhe shijon

Pas dy barazimeve radhazi, Barcelona sot u rikthye te fitorja në kampionat. Katalanasit fituan 4-1 Villarreal-in në transfertë dhe ruajtën diferencën prej katër pikësh në renditje me Real Madridin, aktualisht kryesues në La Liga.

Golat e takimit u shënuan nga Torres (3’, autogol), Suarez (20’), Griezmann (45’) dhe Fati (86’) për Barcelonën dhe nga Moreno (14’) për Villarreal-in.

Suarez me golin e tij u bë lojtari i parë i katalanasve, i cili shënon në të 12 muajt e vitit në La Liga. Messi, ndërkohë, nuk e gjeti rrugën e rrjetës, por shkoi në kuotën e 19 asisteve në këtë kampionat, shifra më e mirë që ka arritur ndonjëherë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona messi villarreal barcelona messi villarreal

Sondazh

Poll