Sport

Napoli mposht Romën me magjikun Insigne, Zaniolo rikthehet pas 6 muajsh

5 Korrik 2020, 21:55 Nga DOSJA
Napoli mposht Romën me magjikun Insigne, Zaniolo rikthehet pas 6 muajsh

Spektakël dhe gola. Kështu qe sot ndeshja Napoli-Roma, e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit italian. Napolitanët fituan 2-1 në shtëpi, duke kapur vendin e pestë të renditjes.

Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Callejon kaloi në avantazh vendasit në minutën e 55-të, ndërsa Roma barazoi me një gjuajtje fantastike nga distanca të Mkhitaryan në të 60-ën.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Insigne shënoi një gol magjik në minutën e 82-të duke fiksuar shifrat në 2-1. Kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat për verdhekuqtë, të cilët mund të ngushëllohen me kthimin në fushë të Zaniolos pas 6 muajsh.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport napoli roma serie a napoli roma serie a

Sondazh

Poll