Sport

Kë duan tifozat kuqezi në stolin e trajnerit? Ja çfarë thotë sondazhi

4 Prill 2019, 19:23 Nga DOSJA
Kë duan tifozat kuqezi në stolin e trajnerit? Ja çfarë

Pas shkarkimit të Christian Panuçit si trajner i kombëtares, një numër i madh emrash dolën kandidat për të zëvendësuar italianin, dhe sipas një sondazhi shqiptarët votuan dhe treguan dëshirën për të vendosur shqiptarin Besnik Hasi në stolin e përfaqësueses Kuqezi.

Në 10 ditë votimi morën pjesë më shumë se 3700 persona, ku më shumë se gjysmën, plot 51% të votave, apo përkthyer në 1916 vota, e mori trajneri i vetëm shqiptar në këtë listë, Besnik Hasi, si i preferuari i shqiptarëve.

Më pas, i dyti në radhë, me 24% të votave, renditet Xhani De Biazi, apo i preferuar nga 887 persona, që të rikthehej tek stoli i Shqipërisë. Emri i cili u përfol edhe më shumë si pasues i Panuçit, italiani tjetër Edi Reja, renditet i treti në bazë të votave, me 358 të tilla, apo 10% në t otal.

Më pas, më pak janë votuar boshnjaku Safet Sushiç, me 7% të votave, apo Luixhi De Kanio, 2%. Ndërkohë, të shumtë janë ata që preferojnë një emër tjetër si trajner të Kombëtares, 236 persona, apo 6% e votave.

Sondazhi i kryer nga Panorama Sport.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport besnik hasi gianni de biazi kombetarja shqiptare shqiperia besnik hasi gianni de biazi kombetarja shqiptare shqiperia

Sondazh

Poll