Sport

E kritikojnë që Reali fiton me ndihmën e gjyqtarëve, Zidane reagon me nerva

5 Korrik 2020, 20:13 Nga DOSJA
E kritikojnë që Reali fiton me ndihmën e gjyqtarëve, Zidane

Zinedine Zidane nuk i duron kritikat, kur nuk iu referohen lojës së skuadrës së tij, por aspekteve të tjera. Trajneri i Real Madridit sot komentoi fitoren 1-0 me Athl. Bilbaon dhe foli sidomos për episodin më të komentuar të ndeshjes, penalltinë e fituar nga Marcelo dhe të vendosur me VAR.

“Nuk e kam parë ende në përsëritje, por më thanë që ishte penallti. Bilbao kërkoi penallti nga Raúl García? Cfarë doni t’ju them? Nuk mund t’ju them asgjë. Secili ka mendimin e tij. Kurrë nuk merrem me gjyqtarët”.

“Ju merreni me polemikat, unë jo. Lojtarët po japin gjithçka në fushë. Nuk pranoj asnjë kritikë apo deklaratë, se po na favorizojnë gjyqtarët. Real Madridi duhet të respektohet për atë që po bën në fushë. Jam lodhur, sepse gjithmonë flasim për të njëjtën gjë. Ne fitojmë në fushë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport penalltia real madrid zidane penalltia real madrid zidane

Sondazh

Poll