Sport

Liverpool harron humbjen me City-n, rikthehet te fitorja me Mane dhe një talent

5 Korrik 2020, 18:24 Nga DOSJA
Liverpool harron humbjen me City-n, rikthehet te fitorja me Mane dhe një

Pas humbjes 4-0 me Manchester City, Liverpool sot u rikthye te fitorja duke mposhtur 2-0 Aston Villa-n. Ndeshja e vlefshme për javën e 33-të të Premier League nisi me respektin që Aston Villa tregoi ndaj ekipit të trajnerit Klopp me rastin e fitimit të titullit kampion (me duartrokitje si paradë para ndeshjes).

Kampionët e Anglisë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në pjesën e parë, edhe pse luajtën mjaft mirë. Klopp i dha skuadrës së tij freski me lojtarë si Chamberlain, Keita dhe Origi. Ky i fundit befasoi me modelin e flokëve si legjenda e “Të kuqve”, Cisse.

Ndeshja e luajtur në Anfield u zhbllokua pas 71 minutash lojë prej sulmuesit anësor Mane, ndërsa golin e dytë e shënoi 19-vjeçari Curtis Jones në të 89′.

Me këtë fitore, Liverpool e sheh veten në krye të renditjes me 89 pikë. Aston Villa, ndërkohë, mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston villa liverpool premier league aston villa liverpool premier league

Sondazh

Poll