I riu në Devoll punon 24 orë me patate, i tregon duart Bashës dhe përlotet: Zgjohem që në 4 të mëngjesit…
6 Korrik 2020, 09:12Nga DOSJA
DEVOLL- Kryedemokrati Lulzim Basha pa nga afër sotproblemet e fermerëve në Progër të Devollit. Babë e bir, Aurel dhe Medi Deda mbjellin patate në fushat e zonës, ndërsa iu ankuan Bashës për një kosto të lartë të nxjerrjes së produktit në treg. Djali i shtëpisë, Medi Deda u përlot teksa i ati i tha kryedemokratit se punon 24 orë në ditë për të fituar të ardhurat që i mundësojnë jetesën.
Biseda e Lulzim Bashës me dy fermerët:
Lulzim Basha: Sa orë shpenzon duke e ndihmuar babain?
Medi Deda: Ditë natë punojmë ne, 24 orë
Lulzim Basha: Sa orë e nis punën?
Medi Deda: Që në 4 të mëngjesit tani që vaditen, ndërsa kur shkulen 10 orë po njëherë. Kurse tani një dy muaj, nuk e diskutoj që 24 orë, shikojë duart si më janë bërë.
Aurel Deda: Problemi i madh i kësaj punë është se ne po na humbet shpresa. Unë djalin me atë mundësi që para e futa në një rrugë të drejtë punë. Por tani djali është mërzitur dhe po më thotë se duhet ta braktis se ne nuk po fitojmë. po e mbaj me një farë shprese, por shpresa po na humbet. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë e braktisën, disa ikën jashtë, disa nëpër qytete punojnë kamarierë dhe është drejt zhdukjes.
Lulzim Basha: Medi hajde këtu…njerëz jemi të gjithë.
Kryedemokrati Lulzim Basha iu tha se do të vijojë të punojë për një program të plotësuar për shqiptar. Basha tha se nuk premton dot mrekulli, por subvencione për fermerin nën qeverisjen e PD-së do të ketë.
“Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen. Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në treg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve”, premtoi Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët në të gjithë Shqipërinë. Nga jugu në Shqipëri, Basha ka dëgjuar problemet e tyre me tokën, traktorët, naftën, farat, e qirat. Kryedemokrati është përballur gjatë turit me kundërpërgjigjet e kryeministrit Edi Rama, që sipas panoramës së qeverisë tregon fermerë të lumtur që marrin subvencione.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktimat janë: mjeku Hy...
TIRANË– Ministrja Olta Xhaçka ka postuar një video të një operacioni të zhvilluar nga Forcat e Armatosura të vendit. Në videon e shpërndarë nga mini...
SHQIPËRI– Rëndohet sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë. MSH bën me dij...
Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe...
Sarandë-Vijon operacioni policor i koduar “Tushemishti”. Si rezultat i operacionit në prangat e policisë ka rënë 38-vjeçari me iniciale A. P nga Pogradec...
Aktualitet 6 Korrik 2020, 08:30
PUKË– Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Pukë ka reaguar për vdekjen e mjekut Hysni Shkjau nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Me anë të një st...
Ervin Hajdaraga, psikolog në QSUT ka qenë i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për gjendjen psikologjike të qytetarëve për shkak të situatës së ...
TIRANË- Radhë të gjata pranë zyrave të ADISA-s në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qytetarët janë në radhë për shërbime të ndryshme, por a...