Aktualitet

Infektohet me COVID-19 një 62-vjeçare në Korçë, ndodhet në gjendje të rëndë

6 Korrik 2020, 08:03 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 një 62-vjeçare në Korçë,

KORÇË- Konfirmohet një rast i ri me COVID-19 në Korçë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka rezultuar e infektuar një 62-vjeçare nga një fshat i Maliqit. 62-vjeçarja ka qenë në Tiranë, nga dhe ku dyshohet të ketë marrë virusin. Tashmë ajo është shtruar në Sanatoriumin e Korçës, pasi gjendja e saj është përkeqësuar. Ndërkohë, u janë marrë tamponët familjarëve të saj.

 

Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 74 raste me COVID-19. Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë humbur betejën me virusin 3 pacientë të tjerë, duke i çuar numrin në 76. Mes viktimave është edhe mjeku Hysni Shkjau. Aktualisht në vendin tonë ka 1160 raste aktive. Sakaq në spitalin Infektiv po marrin shërbim 89 pacientë, 11 prej të cilëve në gjendje të rënduar, ku një është intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll